Nga Shqipëria / E Hënë 23 Mars 2020, 19:07

Bëri testin për Koronavirus pasi takoi mjekun e infektuar, del rezultati i Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u karantinua në shtëpinë e saj pas takimit me një mjek, i cili më pas u diagnostifikua me Koronavirus.

65 vjeçarja i është nënshtruar testit dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ka bërë të ditur së fundmi se Merkel ka rezultuar negative me Koronavirus.

"Rezultati i testit është negativ. Teste të tjera do të bëhen në ditët në vazhdim", u shpreh ai.

Një test i vetëm negativ nuk do të thotë gjithmonë se personi nuk është mbartës i virusit, për këtë arsye testime të tjera do kryhen në ditët në vijim.

Kancelarja gjermane po punon nga shtëpia e saj, ku ndodhet e izoluar.

Burimi: "Politico.com"