Kancelarja gjermane Angela Merkel u karantinua në shtëpinë e saj pas takimit me një mjek, i cili më pas u diagnostifikua me Koronavirus.
65 vjeçarja i është nënshtruar testit dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ka bërë të ditur së fundmi se Merkel ka rezultuar negative me Koronavirus.
"Rezultati i testit është negativ. Teste të tjera do të bëhen në ditët në vazhdim", u shpreh ai.
Një test i vetëm negativ nuk do të thotë gjithmonë se personi nuk është mbartës i virusit, për këtë arsye testime të tjera do kryhen në ditët në vijim.
Kancelarja gjermane po punon nga shtëpia e saj, ku ndodhet e izoluar.
Burimi: "Politico.com"
