Nga Shqipëria / E Hënë 23 Mars 2020, 17:05

E tmerrshme/ Mungojnë shtretërit në spitale, pacientët në Spanjë shtrihen përtokë

Numri i të infektuarve dhe viktimave në Spanjë është rritur ndjeshëm. Vetëm brenda 24 orësh janë konfirmuar 4.321 persona të prekur dhe 434 kanë humbur jetën.

Për shkak të mungesës së shtretërve spitalet në Madrid janë detyruar t'i shtrojnë pacientët në dysheme, teksa presin për shërbimin mjekësor. Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video të tmerrshme të njerëzve të infektuar që qëndrojnë të shtrirë përtokë.

Fotot janë shpërndarë kudo në Internet për t'i nxitur njerëzit të ndjekin masat e distancimit shoqëror. Skenat janë regjistruar në spitalin "Infanta Leonor" dhe "Severo Ochoa de Leganes" në Madrid.

Burimi: "Daily Mail"