Është ndarë nga jeta bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar, Shemsi Krasniqi, ose siç njihet Shemi nga grupi “Ilirët”. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë këngëtari me një postim në Facebook ku shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e bashkëshortes e cila la pas dy djem. Krasniqi bën të ditur se bashkëshortja u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Postimi i këngëtarit: "Të dashur familjar dhe miq
Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë ndërroj jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemëve të mi.
E di, unë e di që Ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje tani në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time.
Me respektin më të madh për Juve, e kam zgjedhë këtë formë për të qenë Ju me mua. Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për Ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e as njerit nga Ju e as nga familje ime.
Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime.
Ju lutem duajeni njeri tjetrin, kujdesuni për njeri tjetrin.
Shëndet!
Shemi, Bonisi, Uliksi dhe familja Krasniqi"

