Nga Shqipëria / E Hënë 23 Mars 2020, 11:11

Një lajm i mirë: Futbollisti shqiptar shërohet nga Koronavirusi

Teksa dita e sotme ka nisur me lajme aspak të mira, ku 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima nga Koronavirusi, nga ana tjetër vjen një lajm i mirë.

Futbollisti Valdrin Mustafa ka njoftuar se ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe testi i rradhës i ka dalë negativ.

"Të dashur miq, së pari ju faliminderoj të gjithve nga zemra për gjitha mesazhet e juaja që në këtë kohë të vështirë më kanë dhanë forcë dhe shpresë mua dhe Families time, Dua t'ju informoj gjithashtu qe tash unë mirë jam, dhe shpresoj që pas testit Final qe do ta bëj ditët në vijim, do muj të ju rrefej që edhe këtë sfide e mbarova me sukses", shkruan Mustafa.