Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme një prej pacienteve me Covid-19, i cili po trajtohej në repartin Infektiv në Tiranë. Viktima është një i moshuar 71-vjeçar nga Kuçova i cili vuante edhe nga tumori në mushkëri.
“Në stad tejet të avancuar” thuhet ne njoftimin zyrtar te Ministrisë së Shëndetësisë, e cila saktësoi se 71 vjeçari nga Kuçova qëndronte prej 7 ditësh në spital dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.
Burimi: tvklan.al
