Nga Shqipëria / E Diel 22 Mars 2020, 19:07

Angela Merkel futet në karantinë, doktori që i bëri vaksinën del pozitiv me Covid-19

Kancelarja Angela Merkel është futur në karantinë, njofton zëdhënësi i saj. Ky vendim është marrë pasi Merkel ka kontaktuar me një doktor i cili i ka bërë një vaksinë. Ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. 

Kancelarja do i nënshtrohet testit për të mësuar nëse edhe ajo është prekur apo jo. 

Zëdhënësi i Merkel tha se ajo ishte e informuar në lidhje me testin e mjekut menjëherë pas mbajtjes së një konference për shtyp sot.

Zëdhënësi tha se Merkel kishte marrë një vaksinë paraprake kundër pneumokokut.

Kancelaria do të vazhdojë me punën e saj nga shtëpia për momentin.