Nga Shqipëria / E Diel 22 Mars 2020, 18:06

E rëndë/ 651 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Situata nga Koronavirusi vazhdon të jetë e rëndë në Itali. 651 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 5476.

Kjo shifër është me ulët me atë të një ditë më parë, ku numri i viktimave në 24 orë arriti në 793 persona.

3009 pacientë ndodhen në terapi intensive dhe nga këto, 1142 janë në Lombardi.

Nga 46.638 pacientë të infektuar në total, 19846 janë shtruar në spital me simptoma dhe 23.783 janë në izolim në kushte shtëpie.