“Ka një mesazh për ty”, u zhvillua sot në një formë ndryshe, për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. E ftuar sot ishte Enkeleda, e martuar dhe dhe me dy fëmijë. Marrëdhënia e saj me bashkëshortin ka qenë gjithmonë shumë e mirë, por kohët e fundit mes tyre kanë ndodhur disa konflikte. Enkeleda tregoi se kunati i saj është divorcuar nga gruaja dhe ka tre fëmijë. Tërmeti ia shkatërroi shtëpinë dhe bashkëshorti i Enkeledës i mori 3 fëmijët dhe ish nusen e vëllait në shtëpinë e tyre.
"Çezari është bashkëshort shumë i mirë, ka një zemër shumë të madhe, si për familjen e prindërve të mia, ashtu edhe për familjen që ka krijuar. Çezari bën çdo gjë, jep jetën për fëmijët dhe për mua. Për mua bën shumë surpriza, shumë gjëra. Po është edhe një moment që Çezari më ka mërzitur. Ai ka një vëlla i cili shtë divorcuar, ka 6 vjet dhe në shtëpinë e tij ka lënë ish-nusen dhe 3 fëmijët. Çezari bën shumë për fëmijÖët e vëllait. Ra tërmeti i parë, vëllait iu prish shtëpia dhe Çezarit i erdhi shumë keq për fëmijët, se s’kishin ku të jetonin dhe i mori tek shtëpia e vet, ju lëshoi një dhomë. Fëmijët, me ish-nusen që po mban fëmijët.
Vëllai i Çezarit jeton në Greqi është martuar me një tjetër. Dhe unë lidhjet me vëllain e tij, i kam rregullisht dhe me nusen që ka tani, ndërsa me ish-nusen që është aty me mua, nuk ka komunikim me mua. Po edhe pse jetojmë në të njëjtën shtëpi! Nuk më flet pse unë komunikoj me nusen që ka tani kunati.

Unë Çezarit dua ti jap një mesazh, ti japi një zgjidhje, i dua me gjithë shpirt se janë fëmijët e kunatit, por dua ti japi një zgjidhje. Kur një person që nuk më flet me gojë, si mund të jetojë tek shtëpia ime.
"Eneida unë të dua shumë dhe këtë pjesë, këtë situatë të ndërlikuar ndaj familjes së dytë, ne do ta rregullojmë shumë shpejt. Mua më vjen pak zor dhe siklet t'i lëviz nga shtëpia për momentin. Dua të mbroj në disa aspekte. Ti mos u mërzit për momentin, ato do gjejnë një hapësirë dhe do lëvizin sa më shpejt, gjithsecili në shtëpinë e tyre", tha Çezari.
Burimi: tvklan
