Nga Shqipëria / E Diel 22 Mars 2020, 16:04

Biznesmeni nxjerr faktet e rënda: Ja pse Kina e ka fajin për Koronavirusin

Biznesmeni rus, Evgeny Lebedev në një artikull për "Daily Mail", bën shkaktar të kësaj pandemie, marketet në Kinë. Sipas studimeve Covid-19 kaloi nga një specie tek një tjetër dhe një origjinë e mundshme janë gjitarët pangolinë. Ky gjitar përdoret në mjekësinë tradicionale kineze dhe është një nga krijesat më të gjuajtura në botë.

Lebedev shkruan se pangolinët janë kafshë madhështore dhe të bukura, por nuk trajtohen kështu në Kinë. Ata jo vetëm konsumojnë mishin e pangolinës, por edhe luspat, pasi i përpunojnë me urinë, i përdorin për të pushuar fëmijët së qari apo për të ulur ankthin.
Sipas Shoqatës së Kopshtit Zoologjik të Londrës, 75% e sëmundjeve të reja infektive vijnë nga kafshët. Kështu Lebedev ngre pyetjen: Pse Kina vazhdon të lejojë tregun aspak higjienik të kafshëve të gjalla, përderisa dihet që nga këtu ndodh transmetimi i viruseve?

Partia Komuniste në Kinë ka miratuar ligje që ndalojnë tregtinë e paligjshme të kafshëve dhe bëri të njëjtën gjë gjatë shpërthimit të koronavirusit SARS (2002-2004). Më pas disa muaj më vonë e lejoi sërish.

Qeveria kineze kërkon të shmangë fajet për këtë shpërthim duke përhapur teori konspirative që të duket sikur ky virus është krijuar në laboratorë, për të mos rrezikuar këtë treg biliona dollarësh të kafshëve të egra.Nëse Kina nuk vepron, pjesa tjetër e botës duhet të ndërmarrë hapa për ta ndaluar. Fundja, Kina është në kulmin e një krize globale të të drejtave të kafshëve.

Kjo ka nxitur edhe luftën mes gjuetarëve të quajtur ‘poachers’ dhe ushtarëve ‘rangers’. Janë paratë e Kinës ato që mbushin xhepat e trafikantëve dhe organizatave terroristëve si Boko Haram dhe AlShabaab. Janë ata që në tregje të ndyra fusin në kafaze kafshët e mjera, nga gjarpërinjtë dhe lakuriqët deri te pangolinët. As kafshët shtëpiake, siç janë qentë nuk kursehen. Në Kinë qentë gatuhen të gjallë. Në disa zona të tjera këmbët e qenve priten. Kam parë shumë herë trupa të pajetë të elefantëve të vrarë në savanë, vetëm për të marrë dhëmbët e tyre.

Tregtia e paligjshme e jetës së egër korrupton gjithçka që prek. Ekosistemet afrikane janë shkatërruar, ndërsa popullimi i elefantëve sapo ka filluar të rikuperohet falë organizatave.
Tani po shohim një aspekt të tmerrshëm të këtij korrupsioni pasi viruset përhapen nga kafshët e trafikuara tek njerëzit. "Do të ishte ironi po të thoja se ky virus do të ishte shpëtues i pangolinës së rrezikuar. Nëse diçka e mirë del nga kjo pandemi e tmerrshme, le të jetë një rivlerësim i tregtisë mizore dhe të neveritshme të kafshëve", thotë Lebedev. "Tani natyra na ka kërcënuar me të njëjtin fat dhe është koha që të mësojmë nga kjo", përmbyll ai.

Evgeny Lebedev është pronari i gazetave Evening Standard dhe Independent. Ai është gjithashtu mbrojtës i organizatës "Space For Giants".