Në Madrid të Spanjës qendra e konferencave është kthyer në një spital të madh fushor, i cili do të pajiset me plot 5.500 mijë shtretër. Ky spital konsiderohet më i madhi në Evropë i këtij lloji.

Pak para mesnatës ushtarët kanë ndihmuar në lëvizjen e 200 pacientëve nga spitalet e zonës në qendrën e konferencës IFEMA, ku deri më tani janë vendosur 1.300 shtretër spitalor.

Këtë fundjavë pritet të marrë gjithsej mbi 300 pacientë. Pasi të rregullohet plotësisht spitali do të ketë 5.500 shtretër në total, duke përfshirë 500 të kujdesit intensiv.

Numri i të infektuarve dhe viktimave në Spanjë është rritur ndjeshëm, me 3.076 rastë të reja me Koronavirus dhe 372 viktima vetëm brenda 24 orësh.
Burimi: "thelocals.es"



