Një 51 vjeçar nga Durrësi ka rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit. Numri i të infektuarve në Durrës ka shkuar në 6.
Ai është dërguar mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit në Tiranë. Para dy ditësh i riu ishte paraqitur me simptoma pneumonie në spitalin e Durrësit dhe nuk ka treguar datën e saktë të hyrjes në Shqipëri.
Sistemi TIMS ka konstatuar se 51 vjeçari ka dhënë një datë të hershme por në fakt ka më pak se dy javë që është kthyer nga Gjermania dhe e shoqja nga Milano.
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë konfirmuar 13 raste të reja, duke e çuar në total 89 numrin e të prekurve në vend. Nga përditësimi i fundit i situatës, rezulton se nga 13 rastet e reja në vend, 8 janë në Tiranë, 1 në Kavajë, 1 në Durrës dhe 3 në Korçë.
Burimi: "Top Channel"
