Nga Shqipëria / E Diel 22 Mars 2020, 13:01

Do zgjidhet artist i ri apo do na përfaqësojë prapë Arilena? Eurovisioni merr vendimin

Situata e krijuar nga Koronavirusi ndikoi dhe në Festivalin Europian të Këngës për këtë vit. Eurovision 2020, që do të mbahej në Rotterdam u anulua.

Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se ç'do ndodhë me artistët që do merrnin pjesë në Eurovision, që pritej të mbahej në Maj.

"Këngët e këtij viti nuk do kenë të drejtë të garojnë kur të mbahet konkursi i vitit të ardhshëm. Shtetet pjesëmarrëse do zgjedhin nëse do përfaqësohen vitin e ardhshëm nga fituesi i këtij viti apo nga një këngëtar tjetër”, shkruajnë në një postim në faqen zyrtare të Eurovisionit.

Deri më tani Gjeorgjia, Holanda dhe Spanja, kanë konfirmuar të njëjtin këngëtar. Ndërkohë që Shqipëria, e cila do përfaqësohej nga Arilena Ara me këngën "Fall from the sky", ende nuk ka vendosur nëse do zhvillohet konkurs i ri apo do përzgjidhet sërish Arilena.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision) on