Nga Shqipëria / E Diel 22 Mars 2020, 11:11

E fundit/ Shkon në 89 numri i të prekurve nga Koronavirusi në Shqipëri, 13 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka konfirmuar ditën e sotme se janë konfirmuar 13 raste të reja me Koronavirus. Janë testuar në total 804 qytetarë, nga të cilët 89 rezultojnë të infektuar.

Deri më tani janë shënuar dy të vdekur. 4 nga pacientët e shtruar në spital janë në terapi intenstive.

Nga 89 të prekurit 42% janë femra dhe 58% meshkuj. Nga përditësimi i fundit i situatës, rezulton se nga 13 rastet e reja në vend, 8 janë në Tiranë, 1 në Kavajë, 1 në Durrës dhe 3 në Korçë.