Nga Shqipëria / E Diel 22 Mars 2020, 00:12

Pa thyer rregullat e izolimit, i riu nxjerr shëtitje qenin me dron

Një i ri në Qipro ka zbuluar një mënyrë të veçantë për të nxjerrë shëtitje qenin e tij. Në mënyrë që të mos thyejë rregullat e izolimit duke dalë nga shtëpia, Vakis Demetriou ka vendosur që ta shëtisë qenin e tij me dron.

I riu ka publikuar një video ku shfaqet duke komanduar me telekomandë dronin, të lidhur me qenin. Ndërkohë vetë Vakis ndodhet në ballkonin e shtëpisë. 

"Karantina e ditës së 5", shkruante ai krah videos që po bën xhiron në rrjet.