Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të ndihmojë Italinë në këtë krizë që po kalon për shkak të Koronavirusit. Mediat italiane shkruajnë se kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe Vladimir Putin kanë komunikuar sot në telefon duke bërë një marrëveshje, që përfshin dërgimin e një ekipi ekspertësh rusë në Itali.
Kremlini njofton se "Vladimir Putin shprehu mbështetje për popullin italian në lidhje me situatën jashtëzakonisht të vështirë epidemiologjike që ky shtet po kalon. Një marrëveshje u ra dakord për të luftuar koronavirusin. Në përgjigje të thirrjes nga pala italiane, Presidenti i Rusisë ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe ka përshkruar parametrat e tij specifikë. Në veçanti do të dërgohen pajisje mbrojtëse mjekësore, dezinfektantë për spërkatjen e zonës ndërsa specialistët rusë do të dërgohen në rajonet më të goditura të vendit nga koronavirusi. Dorëzimet do të kryhen nga Ministria e Mbrojtjes me aeroplanët e Forcës Hapësinore të Federatës Ruse".
