Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 23:11

BE jep 5 milionë euro për Kosovën për të luftuar Koronavirusin

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të ndajë 5 milionë euro për ta luftuar koronavirusin Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur për "Koha.net", Dinka Zhivalj, zëdhënësja për Komunikim në Zyrën e BE-së në Kosovë.

"BE-ja ka qenë gjithmonë pranë njerëzve të Kosovës, në kohë të mira dhe në krizë. Ne jemi duke punuar edhe me organizatat ndërkombëtare për ta ndihmuar Kosovën për t'i ndarë 5 milionë euro për ta luftuar shpërthimin e COVID-19", tha Zhivalj.

"Qëllimi ynë është të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në Kosovë. Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra për të ndihmuar edhe ekonominë e Kosovës, në mënyrë që të zbutet kriza”, shtoi Zhivalj.

Në Kosovë, numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 28.

Burimi: koha.net