Futbollisti argjentinas Paolo Dybala dhe e dashura e tij, këngëtarja Oriana Sabatini kanë rezultuar pozitv me koronavirus. Lajmin e dha vetë lojtari 26-vjeçar me një postim në rrjete sociale.

"Përshëndetje të gjithëve doja t'ju informoja se unë dhe Oriana kemi dalë pozitivë me Koronavirus. Fatmirësisht jemi mirë me shëndet. Faleminderit për mesazhet tuaja", shkruan Dybala.

Gjithashtu edhe dy lojtarë të tjerë të Juventusit, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani kanë deklaruar se kanë dalë pozitiv me virusin.
