Ish ylli i futbollit, Paolo Maldini dhe djali i tij Daniele kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i futbollit të Milanit, ku shkruhet se 51-vjeçari kishte kontaktuar një person të infektuar dhe kishte shfaqur simptoma. Pasi kishte kryer tamponin, rezultati ka dalë pozitiv, si për legjendën e Milanit, edhe për djalin e tij.
"Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe kanë kaluar dy javë në izolim pa patur kontakt me askënd. Ata do të qëndrojnë në izolim derisa të shërohen plotësisht”, shkruhet në njoftimin e klubit të Milanit.

