Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 22:10

Dua të të bëj të lumtur/ Vajza i thërret 'baba' për herë të parë njerkut

Një histori e veçantë u trajtua mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur”. Graciela pas divorcit të prindërve ishte rritur nga njerku, Xhevdeti. Ky i fundit i kishte falur shumë dashuri dhe përkushtim Gracielës e cila vendosi ta falenderonte publikisht. 

Graciela rrëfeu në studio se nëna e saj Elsa pas divorcit nga babai biologjik i Gracielës, ishte njohur në rrjetet sociale me Xhevdetin nga Kosova dhe kishte rënë në dashuri me të. Familja e Elsës nuk e kishte pranuar këtë lidhje, por pavarësisht pengesave Xhevdeti dhe Elsa ishin martuar dhe kishin krijuar familjen e tyre. Graciela tregoi se Xhevdeti ishte kujdesur shumë që asaj të mos i mungonte asgjë dhe e kishte mbështetur gjithmonë në zgjedhjet e saj.

“Kemi kaluar shumë të mira dhe të këqija bashkë dhe ti ke qenë përherë aty duke më mbështetur. Sot kam ardhur këtu vetëm për të të falenderuar për çdo gjë", i tha Graciela Xhevdetit.

Xhevdeti u përlot kur Graciela i thirri për herë të parë “Baba” dhe u shpreh: “Graciela është një engjëll që më ka ndryshuar jetën tërësisht. Nëse ajo do të ishte vajza ime biologjike, botën do ta rrotulloja një herë, por për të jam i gatshëm të bëj gjithçka!”.