E rëndë vijon të jetë situata në Itali. Si pasojë e koronavirusit numri i viktimave është rritur në mënyrë dramatike. Të dhënat zyrtare tregojnë për 793 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Në total numri i viktimave në Itali ka shkuar në 4825.
Më shumë se 53,500 është numri i të infektuarve në të gjithë vendin, me mbi 6500 të infektuar që prej ditës së djeshme.

