Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 18:06

Video/ Tirana siç nuk e keni parë kurrë

Pas orës 13:00 është ndaluar lëvizja e automjeteve e këmbësorëve dhe Tirana e qytetet e tjera kanë rënë në qetësi të plotë. Kryeministri Rama ka publikuar pak më parë një video ku tregohet kryeqyteti bosh, siç nuk e kemi parë kurrë më parë. 

"Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit. Ju dua", shkruan Rama. 

Masat e vendosura kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së Koronavirusit Covid-19, nga i cili deri më tani janë konfirmuar 76 raste të infektuara.