Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 15:03

U ndalua qarkullimi pas orës 13:00, boshatisen rrugët e Shqipërisë

Ditën e sotme është zbatuar orari i ri i qarkullimit nga qeveria, sipas të cilit pas orës 13:00 janë ndaluar të gjitha lëvizjet dhe lejohen vetërm: mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive  për shërbime të ndryshme  dhe shërbimet në banesë.

Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij të Facebook-ut shihet se në vend mbizotëron qetësia dhe rrugët janë boshatisur.

Këto masa të vendosura kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Deri më sot janë konfirmuar 76 raste të infektuara.