Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 09:09

Rast i ri me Koronavirus në Fier, 55 vjeçari niset me urgjencë drejt Infektivit

Mbrëmjen e djeshme një rasti i ri me Koronavirus është konfirmuar në fshatin Frakull të Fierit. Gazetarja Valbona Davidhi ka raportuar për "ABC News" se bëhet fjalë për një burrë 55 vjeç.

Ai është infektuar nga vëllai i tij në Dërmenas, i kthyer nga Italia. 55 vjeçari është dërguar mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit.

Numri i të infektuarve në Fier është tetë ndërkohë ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Shqipëri janë 70 persona të konfirmuar me koronavirus.