Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 09:09

3 të armatosur dhunojnë çiftin e moshuar dhe grabisin 2 milionë lekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Finiq. Shtëpia e një 65 vjeçari të quajtur Jorgo Fani, është grabitur nga tre burra të armatosur dhe të maskuar.

Ata kanë dhunuar çiftin Fani, pra atë dhe bashkëshorten e tij; i kanë lidhur dhe më pas kanë marrë rreth 2 milionë lekë të vjetra. Pas dy orësh të lidhur dyshja janë zgjidhur dhe mëngjesin e sotëm në vendodhjen ka shkuar policia. Çifti ka treguar për autoritetet se autorët e krimit flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka shoqëruar 2 persona dhe vazhdon hetimi i ngjarjes.

Burimi: "Ballkan Web"