Moderatorja e njohur Jona Spahiu ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte në Skype për emisionin "Rudina". Jona ka treguar se si po i kalon ditët e izolouar në shtëpi nga Koronavirusi.
Ajo ka rrëfyer se ditët e para të izolimit vetëm gatuante dhe për këtë arsye shtoi 3 kilogramë. "Ditët e para ishin shumë intensive, e mora me zell dhe qejf të madh, që sot do gatuaj këtë, nesër atë. Edhe shumica e gjërave që gatuaja ishin me shumë karbohidrate, pasi shtova 3 kile javën e parë, këtë javë fillova të kujdesem", tha moderatorja.
Po ashtu ajo foli dhe për periudhën e shtatzënisë. "Në fakt shtatzëninë e kam përjetuar mirë, deri në muajin e fundit, për fatin tim të mirë me disa truke të vogla, të tipit komunikim me doktoreshën arrita të lëviz deri në muajin e fundit, me përgjegjshmëri të fortë absolutisht, për të gjitha lëvizjet që bëja. E kam kaluar mirë dhe nuk më është dashur të bëj mbyllje të tilla. E vetmja periudhë që ndoshta kam qëndruar pak më gjatë në shtëpi ishte kur solla në jetë djalin, edhe normalisht edhe pak për besëtytni dhe për faktin që ishte një krijesë e re që kishte nevojë për kujdesjen time gjithë kohës. Rrija gjithë kohës me të, por jo në të tilla kushte", u shpreh Jona.
