Nga Shqipëria / E Premte 20 Mars 2020, 22:10

Shërohet pacienti i dytë me Koronavirus në Shqipëri

Me anë të një statusi në llogarinë e tij të facebook-ut, kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë. Ai ka njoftuar se kontakti i parë me pacientin zero, ka rezultuar negativ në testin e Koronavirusit. Po ashtu dhe një pacient tjetër ka rezultuar negativ.

Njoftimi:

-Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero

- Del negativ edhe një pacient tjetër

Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv.

Ministrja Ogerta Manastirliu në një postim ne Instragram shkruan se dy pacientët e parë do të bëhen gati për të lënë spitalin Infektiv.

"Lajm i mirë. Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë. Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
Bravo ekipit të spitalit infektiv. Por ju lutem kujdesâ?¼ï¸Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës!", shkruan ajo.