Ditën e sotme kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka marrë masa për parandalimin e epidemisë së Koronavirusit. Gjatë një konference ai ka urdhëruar të mbyllen baret, restorantet, palestrat dhe kinematë.
Në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 3,983 persona të infektuar dhe 177 vdekje.
“Kafenetë, pub-et, baret dhe restorantet të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos hapen më nesër. Mbyllja vlen edhe për klubet e natës, palestrat, kinematë dhe qendrat e tjera ku kalohet kohë e lirë", u shpreh ai.
Burimi: "The Sun"
