Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një postimi të bërë në profilin zyrtar të ambasadës ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për ndihmuar Shqipërinë dhe vende të tjera në luftën kundër Koronavirusit.
“Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19. Kjo mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, shkruan Kim ne postimin zyrtar.
