Nga Shqipëria / E Premte 20 Mars 2020, 15:03

'Rrini në atë dreq shtëpie', Bebe Rexha humb shokun e saj nga Koronavirusi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka dhënë lajmin e trishtë se një nga miqtë e saj ka humbur jetën nga koronavirusi. Bebe i bën thirrje qytetarëve përmes një statusi në Twitter që të qëndrojnë në shtëpi. 

"Kjo nuk është një shaka. Një mik i një mikut tim sapo vdiq nga koronavirusi, në moshën 45-vjeçare. Qëndroni në atë dreq shtëpie dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutem", shkruan këngëtarja.

Bebe vetë është izoluar dhe gjatë kësaj kohe ka qëndruar në kontakt me fansat përmes rrjeteve sociale duke treguar rutinën e saj.