Është ndarë nga jeta një doktor në Itali, që pak ditë më parë shprehu shqetësimin e tij për mungesën e pajisjeve mjekësore. Marcello Natali, 57 vjeç nga Codogno, Lombardi ishte detyruar të punonte pa doreza dhe pak ditë më vonë rezultoi pozitiv me Covid-19. Natali u shtrua në një spital në Cremona përpara se të transferohej në Milano me pneumoni të rëndë.
"Kanë mbaruar. Nuk ishim përgatitur për këtë situatë", thonte mjeku për dorezat, duke ngritur një shqetësim të madh, në një intervistë për "Euronews".
Vdekja e Marcello Natalit u konfirmua nga Federata Italiane e Praktikuesve të Përgjithshëm dhe sekretarja rajonale e federatës, Paola Padrini e quajti "luftë" këtë situatë.
Paola tha se 110 mjekë nga 600 që janë gjithsej në Bergamo, janë të sëmurë.
"Situata nuk është aspak mirë që nga fundi i shkurtit. Ne morëm disa maska, disa doreza, asgjë tjetër. Një maskë që duhet të zgjasë gjysmë-dite, këtu zgjat një javë”, tha ajo.
