Zv.ministrja Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat pak më parë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar me Covid-19. Prej tyre 6 kanë rezultuar të infektuar me koronavirusin e ri.
5 raste janë në Tiranë dhe 1 rast nga Fieri. Numri i të prekurve në vendin tonë ka shkuar në 70.
Deri më tani Rakacolli tha se janë testuar 732 persona në total.
Në Tiranë rezultojnë të prekur 50 qytetarë. Fieri ndjek kryeqytetin me 7 raste. Pastaj vjen Durrësi me 5 qytetarë të infektuar ndërsa Lushnja, Elbasani, Rrogozhina dhe Kavaja kanë nga 2 qytetarë të prekur me COVID-19.
