Nga Shqipëria / E Premte 20 Mars 2020, 12:12

Koronavirusi i merr jetën shqiptarit në Indonezi

Një shqiptar që jeton në Indonezi ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Ministria e Jashtme për "abcnews.al". Shqiptari që ka ndërruar jetë është 84 vjeç.

Numri i shqiptarëve të prekur nga koronavirusi në Indonezi është tre.

Koronavirusi u ka marrë jetën tre shqiptarëve, një në Indonezi dhe dy brenda territorit të vendit.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 64 raste pozitive me koronavirus.