Përmes një postimi në Instagram, trashëgimtarja e Top Channelit, Sara Hoxha bën thirrje të qëndroni në shtëpi. Sara tregon se vëllai i saj vuan nga diabeti dhe duke dalë jashtë po rrezikoni jetën e tij e shumë të tjerëve.
"Familja ime dhe unë jetojmë vetë, nuk kemi njerëz të moshuar; dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime më nga ana tjetër, jeton me vëllain tim 12 vjeç. Ai vuan nga Diabeti Tipi1. Duke dalë jashtë, ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi për njerrëzit që nuk munden. Për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjithë të tjerët që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për ato më të dobëtit”, shkruan Sara.
View this post on Instagram
