Nga Shqipëria / E Premte 20 Mars 2020, 10:10

3000 persona i përgjigjen thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë

3000 infermierë, mjekë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e situatës. 

Lajmin e bën të ditur përmes një postimi në Facebook, Ogerta Manastirliu e cila thotë se ky është një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit.

"Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndeti
3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë #mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate!
Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit në Vlorë dhe Elbasan"