Nga Shqipëria / E Premte 20 Mars 2020, 00:12

Koronavirusi/ Guvernatori i Venetos: Tamponë për të gjithë, nuk më plas për paratë

Rajoni i Venetos për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit, synon të përdorë tamponët mbi të gjithë njerëzit. Guvernatori i rajonit, Luca Zaia, është shprehur për "Il Corriere della Sera" se nuk i intereson aspak buxheti, gjithçka do të bëhet me shpenzimet e tyre për të siguruar jetën e bashkëqytetarëve.

“Nuk më intereson shumë buxheti, vlen gjithmonë më pak se jeta e bashkëqytetarëve të mi. Mos më bëj të them se nuk më plas për paratë, por me pak fjalë ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Të gjitha me shpenzimet tona. Dhe për të përmbushur nevojën për teste që “kompanitë i shpërndajnë me pikatore”, “ne do t’i bëjmë ato në shtëpi”, tha ai.