Aktorja e njohur e "La Casa De Papel", Itzar Ituno e cila në këtë serial luan rolin e inspektores Raquel është infektuar me Koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja 45-vjeçare me një postim në Instagram.
"Që nga e premtja kam simptoma, temperaturë dhe kollë të thatë. Sot mora përgjigjen e testit dhe është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Është koha për solidaritet, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët", shkruan aktorja.
View this post on Instagram
