Kryeministri Rama mbrëmjen e djeshme në "Opinion", iu përgjigj një sërë pyetjeve dhe një ndër to ishte a duhet të shqetësohet Shqipëria për mungesë ushqimesh në ditët apo kohët në vijim. Rama u përgjigj se nuk ka asnjë arsye për frikë apo shqetësim për zinxhirin ushqimor në vend.
“Nuk ka asnjë arsye që të mungojë furnizimi, sot kompanitë, sipërmarrje shqiptare që merren me furnizime me ushqime kanë më shumë sesa ç’kishin para se të fillonte lufta. Po importojnë më shumë, ka kompani që po kërkojnë leje për magazina të reja”.
