Nga Shqipëria / E Enjte 19 Mars 2020, 23:11

A do të paguhen dritat dhe uji gjatë periudhës së izolimit? Flet Rama

Mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Opinion", ishte kryeministri Edi Rama. Ai sqaroi se të gjithë qytetarët që janë në izolim gjatë kësaj periudhe, duhet të paguajnë energjinë elektrike muaj për muaj.

"Kishte shumë qytetarë që kërkojnë që të mos paguajnë dritat dhe ujin gjatë këtyre muajve të karantinës sepse janë në vështirësi… mund të bëhet?", u pyet kryeministri nga gazetari Blendi Fevziu.

Rama tregoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë se qytetarët duhen të paguajnë si dritat ashtu dhe ujin. "Kjo nuk do ndodhë kurrë…", u shpreh ai.