Nga Shqipëria / E Enjte 19 Mars 2020, 22:10

'Ka plasur lufta botërore', Rama tregon ç'do bëhet me shqiptarët e mbetur jashtë vendit

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje direkte për emisionin "Opinion", ka sqaruar 7 pikat e planit të financimit për pasojat e Koronavirusit dhe iu ka dhënë përgjigje pyetjeve kryesore që mundojnë qytetarët.

Gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur Ramën se çfarë do ndodhe me shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve të vendit dhe nuk mund të kthehen tashmë me mbylljen e kufijve.
"Çfarë po bën Ministria e Jashtme që këta qytetarë të riatdhesohen? Një nënë më thotë që ka djalin në shkollë Gjermani, kam prerë tre herë biletën thotë e nuk shkoj dot…", tha ai.

Ndërkohë Rama u shreh se situata e krijuar nga Koronavirusi i ngjan Luftës Botërore dhe në tilla kushte është e pamundur të bëhet gjë. "Nënës i them që ka plasur lufta botërore dhe askush nuk ka çtë bëjë me këto pnegesa që ka shkaktuar lufta botërore. Dhe njerëzit i ka gjetur lufta botërore në vende të ndryshme, ku ne nuk kemi asnjë mundësi t’i tërheqim. E kemi absolutisht të pamundur", u shpreh Rama.

Përsa i përket qytetarëve shqiptarë me rezidencë ndërkombëtare jashtë dhe që kanë ardhur në Shqipëri për dokumenta, kryeministri u shpreh se janë të detyruar të rrinë këtu derisa të mbarojë lufta me Koronavirusin.

I pyetur nga analisti Artan Hoxha nëse për personat në fjalë mund të dërgohen avionë çartër, Rama tha se qeveria nuk mund të shpenzojë për avionë në këto kushte.