Kryeministri Edi Rama, ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Opinion", ku ka sqaruar me detaje 7 pikat e planit të financimit për pasojat e Koronavirusit.
Rama ka treguar se gjatë periudhës së izolimit në shtëpi, po punojnë që qytetarëve t'iu mundësohet internet falas që do iu mundësojë kontaktin me të afërmit, mësimet online, do t'i mbajë të informuar etj.
"Po merremi intesivisht. AKEPI (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) është në punë intensive dhe ne shpresojmë që nesër të kemi një përgjigje pozitive. Është një shqetësim i madh", u shpreh Rama.
