Nga Shqipëria / E Enjte 19 Mars 2020, 21:09

Rama: Ja ç'duhet të bëjnë punonjësit në të zezë nëse duan kompesim të rrogës

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një lidhje live për emisionin "Opinion". Ai ka treguar se si duhet të procedojnë njerëzit që punojnë në të zezë, në rast se duan t'iu kompesohet rroga nëse nuk shkojnë në punë. Rama shprehet se mënyra e vetme është denoncimi i pronarëve.

"Është koha për të denoncuar pronarët, nëse duan të kenë mbështetje. Informalitet nuk kompeson asnjë shtet në botë, sepse nuk ka si ta bëjë. Ata që marrin rrogë në të zezë, është koha të denoncojnë pronarët e tyre nëse duan që t'iu kompesojmë rrogën që iu mungon nëse nuk shkojnë në punë.

Të denoncojnë pronarin: unë punoj në këtë kompani, deri tani jam paguar në të zezë. Tani duke qenë se nuk shkoj në punë dhe pronari nuk më paguan unë dua të paguhem. Mjafton të denoncojnë! Iu bëj thirrje të gjithëve të mos rrinë më si skllav atje, të ngrejnë zërin për veten dhe familjen!", u shpreh Rama.