Nga Shqipëria / E Enjte 19 Mars 2020, 20:08

Ekspertët kinezë: Masat në Itali nuk janë mjaftueshëm strikte

Italia është goditur rëndë nga Koronavirusi dhe në renditje globale, është vendi me numrin më të madh të vdekurve, duke kaluar dhe Kinën. Ekspertët mjekësore kinezë shprehet se masat e marra në Lombardi nuk janë mjaftueshëm strikte dhe kërkojnë përmirësim.

Ditën e enjte në një konferencë për shtyp, nënkryetari i Kryqit të Kuq Kinez, Sun Shoupeng u shpreh se situata në Itali është e ngjashme me situatën në Wuhan para dy muajsh.

“Situata aktuale në Lombardi është e ngjashme me atë që ne po kalonim në Wuhan dy muaj më parë. Në qytetin e Wuhan-it pas një muaji nga miratimi i politikës së bllokimit, ne shohim një trend në rënie nga piku i sëmundjes. Ndërkohë në Itali masat e izolimit nuk janë dhe aq strikte. Transporti publik vazhdon të jetë duke punuar dhe njerëzit vazhdojnë të lëvizin nëpër rrugë, ata vazhdojnë të hanë darka e të bëjnë festa në hotele ku nuk mbahen vënë as maska. Duhet që të gjithë qytetarët të jenë të përfshirë në luftën kundër Covid-19 dhe të ndjekin rregullat e vendosura. Të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi", u shpreh ai. 

Burimi: "abcnews.al"