Nga Shqipëria / E Enjte 19 Mars 2020, 18:06

Tragjike: Italia ia kalon Kinës në numrin e të vdekurve dhe regjistron 5322 raste të reja në 24 orë

Numri i të infektuarve në Itali ka arritur në 41.035. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5.322 të prekur.

Për 24 orë janë shënuar 427 viktima, ndërkohë që numri total i të vdekurve është 3.405.

Me këto shifra tronditëse, Italia renditet si vendi i parë me numrin më të madh të viktimave, duke ia kaluar dhe Kinës. Në Kinë janë shënuar 3.245 të vdekur dhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm.