Pallati mbretëror i Monakos ka bërë me dije se Princi Albert ka rezultuar pozitiv për Koronavirusin. Gjendja e tij nuk duket të jetë shqetësuese.
62 vjeçari është koka e parë e shtetit që ka rezultuar i infektuar. Pallati mbretëror ka njoftuar se ai po trajtohet nga mjeku i tij personal dhe nga specialistët e spitalit "Princess Grace Hospital", që mban emrin e nënës së tij.
Po ashtu kanë treguar se Princ Alberti do të vazhdojë të punojë nga zyra në shtëpinë e tij, duke qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e qeverisë.
Burimi: "apnews.com"
