Italia është vendi më i prekur nga Koronavirusi në Evropë. Ditën e sotme në zonën e Kremonës 3 mjekë kanë ndërruar jetë. Viktimat janë Luigi Ablondi, ish-drejtor i përgjithshëm i spitalit në Crema; Giuseppe Finzi, mjek në Kremona dhe Antonino Buttafuoco, mjek i përgjithshëm në Bergamo.
Guiseppe Conte, kryeministri i Italisë, ka deklaruar se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë përtej datës 3 Prill. Qeveria ka përforcuar masat e sigurisë të cilat do vazhdojnë të zbatohen në të gjithë vendin.
Burimi: "Ora News"
