Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët, në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi. Veliaj bën të ditur se Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të pezullojë kamatëvonesat për abonentët gjatë muajit Mars.
“Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi #COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatëvonesat për abonentët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT”, shkruan Veliaj në Twitter.
ð??¨ð??¨ð??¨
— Erion Veliaj ð??´â??ï¸ð??³â?½ï¸ð??¦ð??± (@erionveliaj) March 19, 2020
Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi #COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT! ð???ð?? pic.twitter.com/UlXCQhhwVy
