Nga Shqipëria / E Enjte 19 Mars 2020, 14:02

Ky është kontinenti i vetëm që nuk ka raste me koronavirus

Vetëm një kontinent ka mbetur pa u infektuar nga koronavirusi Covid-19. Bëhet fjalë për Antarktikën, ose siç quhet ndryshe "kontinenti i bardhë". 

Në Antarktikë ndodhen disa grupe kërkuesish, por deri tani asnjë prej tyre nuk ka shfaqur simptoma të COVID-19.

Në këtë kontinent shkojnë rreth 1 mijë shkencëtarë gjatë vitit. Tani ata duhet të kalojnë një karantinë 14-ditore përpara se të shkojnë atje, për t'u siguruar që nuk janë prekur nga virusi.