Nga Shqipëria / E Enjte 19 Mars 2020, 13:01

Aktorja e filmit 'Frozen' del pozitive me Koronavirus: Ja simptomat që kisha

Aktorja amerikane Rachel Matthews ka rezultuar pozitive me Koronavirus. 26-vjeçarja e cila dublonte zërin e 'Honeymaren' në filmin vizatimor "Frozen 2", e dha lajmin përmes Instagramit.

Aktorja tregoi se është vetëkarantinuar dhe e ka bërë testin, edhe pse me vështirësi.

"Hej fansa, dola pozitive me Covid-19 dhe jam vetëkarantinuar javët e fundit. Nuk e di cili është hapi tjetër, por me siguri do vazhdoj të qëndroj në karantinë. Ndihem më mirë, por do t'ju mbaj të informuar. Jeni të lirë të më pyesni, do t'ju ndihmoj me aq sa mundem. Ju lutem jini të arsyeshëm, tani është koha të jemi të zgjuar dhe të përgjegjshëm", shkruajti aktorja. Ajo tregoi edhe simptomat që kishte gjatë javës.

"Dita 1: Fyt i dhembur, lodhje, dhimbje koke

Dita 2: ethe, dhimbje trupi, dhimbje mushkërie, kollë e thatë, nuk kam oreks

Dita 3: nuk kam ethe, pak dhimbje trupi, dhimbja e mushkërive u shtua, mezi marr frymë, shumë e lodhur, nuk kam oreks

Dita 4: simptomat u pakësuan, por mushkëritë vazhdojnë më dhembin, mezi marr frymë. Kam humbur sensin e shijes dhe nuhatjes, akoma nuk kam oreks

Dita 5, 6, 7: simptomat janë njësoj, akoma mezi marr frymë, nuk kam oreks, lodhje dhe nuk shijoj ose nuhas"