Nga Shqipëria / E Enjte 19 Mars 2020, 11:11

Lajm i fundit/ Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në një deklaratë për mediat ka dhënë përditësimet më të fundit për personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Janë 5 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 64 numrin e të infektuarve me COVID-19.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar: Janë 5 raste të reja me COVID-19, 3 prej të cilëve shtetas italianë që ndodhen aktualisht në Shqipëri, një 80-vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja”, tha drejtoresha e ISHP.